SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Vëzhgim. 3 vjet pa miratim të listës së ilaçeve të rimbursuara

3 vjet pa miratim të listës së ilaçeve të rimbursuara.

Ky është fakti që po injorohet sot e gjithë ditën nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Por situata e mungesës së listës së mësipërme rëndon qindra e mijëra qytetarë në Sarandë dhe rajone të tjera të vendit.

Qytetarë të moshave të ndryshme por kryesisht të moshuar, pensionistë në pamundësi ekonomike, enden sa nga një farmaci te tjetra me shpresën e rimbursimti të çmimeve të ilaçeve te rekomanduara.

Por asnjë përgjigje nuk ka nga “Lart” që do të thotë nga Ministria edhe pse ka 3 vite që nuk miratohet lista e ilaçeve të rimbursuara.

Kështu e la ish Ministrja e linjës Manastirliu që e bitisi po kështu dhe hipi në kalin tjetër të qeverisë Rama si Ministre e Arsimit.

Kështu e gjeti edhe Ministrja e re Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Kripë SAJADHE me listat e ilaçeve!, -thonë të moshuarit nëpër farmacitë e Sarandës.///

error: