Nga Alba MUZHAQI
Tani disa investime publike në rrugën “Bilal Xhaferi”, ne lagjen 4, të financuara nga ZSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) kanë përfunduar e kanë marrë formë si një rivlerësim urban dhe estetik.



Ka përfunduar lyerja e fasadave sot, duke shënuar një perceptim estetik të pëlqyeshlom, larg, limontisë së ngjyrave të mbetuara nga ish uniformiteti shpifës i rendit të kaluar socialist.

Kanë përfunduar edhe punimet në trotuare si dhe janë krijuar disa minikënde pushime dhe lojërash bazuar në kritere estetike të qëndrueshme .
Sigurisht, ndonjë investim si ai i kryqëzimit në lagjen nr.4 (Kodër) në vendin e quajtur sipas toponomisë popullore si: ‘Trekëndëshi i kyqëzimit në Kodër’ që është një pikëtakim i rrugëve: “Isamil Qemali”, “Bilal Xhaferi” dhe “Demo Emini”, mundet të rishihet për vendosje të stolave gjatësorë prej druri në lakoren e bardhë, ku banorët e blloqeve pranë, preferojnë si dikur, ta frekuentojnë për t’u qetësuar dhe soditur.
Dhe për këtë ndoshta duhet që personat që menaxhojnë drejtorinë e shërbimeve publike në godinën e Bashkisë po edhe të zyrave të tjera, duhet ta shohin investimni e mësipër disa herë në vend, dhe ME QENË SE LEJOHET, edhe të flasin me banorë për anën funksionale të këtye këndeve estetike e kreative të mirëpritura. (FitBeku) /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit