SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Vidhet kasaforta e një biznesi

Eshte vjedhur gjate nates kasaforta e një biznesi në Sarandë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë, në biznesin e një 62-vjeçari, të cilit i morën një kasafortë dhe një shumë parash. “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D.,  62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash”, tha policia në një njoftim për mediat.

Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.///

error: