SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Zbulohet ‘shtëpia e barit’ me 250 rrënjë kanabis, arrestohet një person nga Tirana kujdestar i bimëve

Një apartament ku kultivohej kanabis në kushte të mjeidis të mbyllur është zbuluar sot pasdite në Sarandës, në zonën e njohur si “Turizmi”. Report TV mëson se rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në rrugën Butrinti të qytetit bregdetar. 

Shtëpia e barit ishte krijuar brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike si dhe aparatura te tjera. 

Një person nga Tirana, i cili kujdesej për bimët narkotike të kultivuara, ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji.  Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.(Shqiptarja)///

error: