Disa intelektualë kanë dalë me një peticion së fundi lidhur me gjuhën në dokumentet zyrtare, por edhe personat që dalin e flasin mbi gjuhën pa pasur kompetencë. Në emisionin “Përballje” në Report Tv u diskutua për peticionin e firmosur prej shumë akademikëve, profesorëve dhe studiuesve.
Profesor Pëllumb Xhufi, u shpreh se kemi të bëjmë me një problem kombëtar, i cili ka lindur edhe si pasojë e tolerancës së institucioneve shkencore. Xhufi thotë se këto teza për gjuhën shqipe vijnë nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët godasin edhe figura të shkencës si profesor Eqrem Çabej. Intelektualët ngrenë alarmin se duhen marrë masa menjëherë.
“Është një shqetësim kombëtar. Siç e keni parë listën në krye është profesor Qosja dhe të tjerë të nderuar dhe një listë e gjatë profesorësh studiuesish. Personalitete publike që janë edhe kërkues shkencorë, si presidenti Topi. Këtu është një histori që u bë 30 e ca vjet që vazhdon nga njerëz që e kanë keqkuptuar lirinë. Mendojnë se liria të jep të drejtën të thuash gjithçka. Kemi të bëjmë me një klasë të tërë që është rritur në këto vite duke ndeshur në tolerancën e institucioneve shkencore. E kam me ata kolegë ata që nuk bëjnë detyrën e tyre. Ka dhe me tituj, profesorë. Është problemi që kjo histeri që ka ngjallur përmes internetit këta njerëz të pandërgjegjshëm të paformuar të cilët na bëjnë edhe me turp, kur ndeshim edhe me ndonjë kolegë të huaj. E marrin për të vërtetë, tani ka edhe fëmijë por edhe të rritur që janë fëmijë. Mund të jenë edhe vullnet dhe ju bëhet qejfi kur iu thuhet që shqipja ka gjeneruar të gjitha gjuhët e botës. E këto janë marrina dhe biseda e këtyre njerëzve fillon politikisht që kemi qenë të ndrydhur deri tani me regjimin e Hoxhës. Shprehen politikisht dhe pastaj thonë neve kemi fituar lirinë dhe mund të themi gjithçka dhe fillojnë me shpjegimin qesharak dhe godasin pastaj ata që i kemi ikona të shkencës si profesor Çabej, profesor Domi dhe godasin me arrogancë të veçantë studiues të gjuhës shqipe”, tha Xhufi.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.