SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shën Vasil (Himarë).Kultivuan bimë narkotike, procedohen penalisht

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shënvasil, Lukovë.

Procedohen penalisht kryetari i këtij fshati dhe një punonjës i shërbimit pyjor në këtë zonë, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Shënvasil, Lukovë, në një sipërfaqe toke, kanë gjetur të kultivuara 244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.///

error: