Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së djeshme në fshatin Shëndelli të Konispolit ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë. Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.
Eshtë transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë. Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma më e madhe e babait të tij.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.