SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

DELVINE/ Nisma “Dhuro nje peme e lule per qytetin tend”

“Dhuro një pemë për qytetin tënd ” si nisme solli ne Delvine nje tjeter atmosfere per shtimin e gjelberimit , te luleve dhe pemeve dekorative.

Kryetarja e bashkise Majlinda Qilimi ka pershendetur kete nisme “Përshëndes dhe falenderoj nismëtaret e kësaj nisme si dhe të gjithë dhuruesit që nisen t’i japin jetë me kontributet e tyre financiare edhe pse në kohë pandemie.Uroj dhe besoj se duke bashkëvepruar të gjithë bashkë do të arrijmë të shtojmë hapësirat e gjelbra, duke i dhënë më shumë hijeshi e më shumë frymëmarrje Delvinës sonë të dashur.”- eshte shprehur Qilimi.

Nderkohe kane qene te shume qytetarët qe kanë kontribuar me pemë dekorativeper mjedise publike ne qytet.

Secili sipas mundesive kane vkontribuar dikush me fara lulesh, dikush me lule të kultivuara,ose edhe pesticide dhe ushqim per bimët, me pemë dhe shkurre dekorative, etj.

Ne faqen e saj nwe fb Bashkia ka permendur shume qytetare kontributore si Arianit Cepe që dhuroi 75 pemë mimoza, Rakip Iljazi me dhjetra rrënjë manjola, Besmir Veli, Mihallaq Gramozi, Naim Qerimi, Genti Lango, ,etj,.

Bashkia i ka falenderuar te gjithe kontributoret. ” Bashkia Delvinë, edhe një herë falenderon dhe uron, gjithë iniciatorët e Nismës, të gjithë qytetarët që do të behen pjesë e saj dhe do të kontribojnë me shuma monetare.”///

error: