Klement Balili është shtruar në spitalin është shtruar në spitalin e Elbasanit., raportojnë mediat në vend.
Ai nuk është i vetmi, nga të burgosurit, që ka përfunduar në spital. Ende nuk dihet se për çfarë arsye është shtruar në spital. Ndërkohë 120 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyre në grevë urie.
Ata kërkojnë takime me të afërmit, si dhe të mos aplikohet burgu i përjetshëm, por të zbresë në 20 vjet burg, e po ashtu të mos dënohen, kur kapen me telefona në qeli.
Gjithashtu ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit Agim Ismaili si dhe të fiken dritat natën në qeli. Por ajo që vlen të theksohet është se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek burgu i Peqinit.
Gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Nuk dihet ende se çfarë ndodh pas dyerve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim.///Java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI