Nga Shkëlqim HAJNO
Ashtu siç pritej nga opinioni publik kreu i ASHK, Sarandë Aida Demi sqaroi sot me nje deklaratë të qartë dhe pa ekuivoke ne faqen e saj ne fb: “Kam pasur vetem nje udherrefyes, LIGJIN!“
Me këtë prononcim Demi del përtej tollovisë ditore të ‘topave me baltë’, duke sqaruar pozicionin e saj si drejtuese ndryshe, në nië institucion që prej vitesh është ‘gërryer’ nga dukuria e mitmarrjes.
PRONONCIMI :” Pershendetje miq! Ata qe me njohin e dine qe nuk flas shume sepse me pelqen te flase puna per mua megjithate sot ndjej detyrimin te them dy fjale zemre!
Pas 2 vjet e 6 muaj largohem nga pozicioni i drejtueses se zyres se ASHK. Ka qene nder, privilegj, pergjegjesi te jem ne krye te nje institucioni kaq te rendesishem. Ne cdo sekonde te kaluar ne ate karrige kam pasur vetem nje udherrefyes, LIGJIN! Punet e mira nuk behen vetem, ndaj dua te falenderoj stafin e mrekullueshem te ASHK me te cilin jemi munduar qe cdo sfide t’i pergjigjemi ne lartesine e duhur per t’i shërbyer qytetareve. Sic dihet, Kadastra eshte ne nje proces evolutiv duke dixhitalizuar sherbimet dhe une personalisht jam e lumtur qe kam qene ne krye te ASHK Sarande gjate ketij procesi delikat por mjaft rezultativ.
Nuk dua te flas per shifra dhe arritje sepse jane aty, te prekshme! Nuk dua te flas as per integritetin tim sepse ata qe kane marre sherbimin e dine kush eshte Aida Demi. Per gjithcka tjeter, koha eshte aleate e se vertetes. Dua ta mbyll me mirenjohjen per ata qe besuan tek une dhe mbi te gjitha per kedo qe kam ndare ditet ne krye te ketij institucioni. Jeni me te miret! Ju dua!”
Aida Demi nuk ka harruar të falënderojë familjen e saj e cila e ka mbështetur në një sfidë jo të lehtë. “Faleminderit familjes time qe me keni duruar dhe me keni mbajt afer me te gjithe kete ngarkese, ndjese dy femijeve te mitur qe s’ju kam kushtuar vemendjen e duhur! “
Pohimi i mësipërm i Aida Demit ishte edhe një detyrim për dhjetra e qindra qytetarë nga treva të ndryshme të Sarandës, Konispolit, Finiqit e Delvinës. Shumë prej tyre kane marrë shërbime pranë ASHK Sarandë dhe kanë konstatuar ato çka pohon zonja Demi më sipër.
Sot, për shkak të tollovipolitikës, gjithkush që punon në administratën publike, në Bashki Kadastër gjykatë, prokurori, Spital, Urgjencë, etj, etj,. është i dënuar nga paragjykimi dhe kriza e sotme shqiptare e besimit ” të baltoset edhe kur është i pastër.
Pohimet e dhjetra qytetarëve për shërbimin e mësipërm të marrë nga Institucioni që drejtoi zonja Demi dhe kolegët e saj, flasin ndryshe.
Percepsioni dhe psikologjia e turmave e shumëfishon ‘baltën’. Por nuk është krejt kështu!.
Shkoni e pyesni qytetarët përshembull, në Urgjencën e Spitalit “Petro Nako”. Do të kuptoni se ikona e spitalit (sot edhe deputet) Niko Kuri, nuk është vetmitar.
Doktor Eton Habili dhe doktor Spiro Talo, dr, Besnik Kroi, dr. Arian Kalcuni , dr. Miltiadh Çondi, etj., infermieri ikonë i urgjencës, Dritan Selmani, janë njerëz me të njejtin përkushtim dhe ‘pa gojë’ sikurse Kuri, sikurse doktoresh Afroviti e lagje nr.4 në Poliklinikë etj etj,.
Është gjithmonë një ‘test’ i thjeshtë kur ikin nga karrigia zyrtarët titullarë që ndikonin me vendimarrjen e tyre ne hallet dhe fatet e njerëzve te thjeshtë: Të ecin në këmbë, krahas të tjerëve në trotuar, në rrugë! Ka pasur dhe ka titullarë institucioni, bashkish etj, etj., që e kanë frikë trotuarin! I tremben ! Besoj që Aida është e kundërta e këtij stereotipi zyrtarësh.
Sindromi i vjetër “Rroftë mbreti!” në mëngjes dhe ” Poshtë mbreti!” në mbrëmje, veç të tjerash, është deri diku edhe pjesë negative e psikologjisë sonë sociale, e genit që bartet nëpër kohëra , siç e ka vërejtur me të drejtë duke hequr patetizmat, mbi një shekull më parë, Faik Konica. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll