SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SHËNIM Dite: Deklarata e Adriatik Lapaj: Të gjitha plazhet do të jenë publike dhe sfida ndaj Ministrisë entuziaste të Turizmit

Nga Shkëlqim HAJNO

Së fundi, Adriatik Lapaj, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen e plazheve publike në Shqipëri.

Gjatë një komunikimi live me ndjekësit e tij, ai u shpreh se plazhet do të mbeten të hapura për të gjithë qytetarët dhe nuk do të ketë privatizime apo zaptime të paligjshme.

Nga publiku që e ndoqi, perceptimet ishin të ndryshme.

Disa thanë: Bravo Lapaj! Hall! Disa: Broçkulla të marinuara me rigon! Të tjerë: Mbase. T’ia ndreqë samarin këtij të Gjatit, që është bërë regjisor i teatrit absurd me buf e habitate moçalishte.

Kjo temë, e prekur nga Rama pak ditë më parë në Sarandë, me nje grup militantësh dhe njerëz të biznesit turistik; më tepër, përhapi mjegull sesa sqarim në ndërkohë që mjegulla me leksikun e vulgut, nuk sqaroi asgjë, duke u endur nga abuzimi me çmimet e shezlogëve në Ksamil, te shakaçka që kapërdihen me gjithe “ambalazh” nga militantet me shumë diploma që me patetizmat e tyre bënë thirrje me gjithë shpirt që emigratët të vijnë sa më parë në mëmëdhe.

Por Lapaj, si jurist, nuk i bie ‘anës e pas anës’ por direkt në ‘kokë’ problemit.

Lapaj, nuk merret me për qindje plazhi: kaq për publikun e kaq për privatin, sepse e di mirë se deri më sot, kjo shaka qeveritare e inicuar nga ministria entuziaste e Turizmit, ishte sipas shprehjes së njohur të shqipes mëmë, një vrimë në ujë (të kripur).

“Plazhet janë pasuri publike dhe do të mbeten të tilla. Askush nuk mund të pengojë qytetarët të shijojnë detin e tyre,” – theksoi Lapaj, duke siguruar se do të vijojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve për qasje të lirë në bregdet.

Këtë vit qeveria po aplikon një formë të re të ndarjes së plazheve, ku të drejtë për të marrë në administrim një sipërfaqe kanë vetëm hotelet dhe jo restorantet sic ka qenë më parë. /sarandaNews.al///

error: