SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SHËNIM.Sfida e bekuar e një fëmije ndryshe.

Nga Vangjel SHUMELI

Sot me duket se dielli shkëlqeu me shume, ose mbase ky rrezatim erdhi nga ata, personat me spektrin “autik”, ngjyren e vecante te ylberit, dhe sot ne nje dite te specifikuar si te tyren dhe pse cdo dite eshte e tyre vendosa te shkruaj dicka.

Per nje mjek autizmi eshte nje crregullim neurobiologjik kompleks, e per nje shkencetar eshte nje term aq sa i njohur sa dhe i panjohur, por per nje prind nje femijë ketij spektri eshte gjithcka. Eshte nje qenie e vecante dhe e ndjeshme, nje femije me nevoja te vecanta qe ka nevoje per perkujdesje dhe besim per te lejuar te hysh brenda botes se tij. Sepse aty: nuk mund te hyje gjithkush por vetem njerezit me shpirt te paster e te cilter si vete ata. Keta prinder ia dalin, ia dalin dhe kur e kane te veshtire ti kuptojne, ia dalin edhe kur emocionet dhe reagimet e tyre duken kaq te paperballueshme, ia dalin ta bejne dhe te pamunduren te mundur!

Jane ata heronjte, qe mbushin boten plot force e shprese, dhe a e dini ku e gjejne kete? Te ata,te femija i tyre.Te vete imazhi i forces! Prandaj nje keshille kam per te gjithe. Mos u ndjeni keq per nje femije autik dhe as per prinderit e tij, por ndjeni admirim per ta.Sepse ajo lule e vogel e vecante ujitet e ujitet nga duar te sigurta, dhe keto duar, jane duar te nje heresi te pamposhtur ndaj veshtiresive te jetes! Ndersa ky femije.. eh, nuk mund ta pershkruash lehte, por mua me pelqen ti quaj femije speciale. Sepse ata me te vertete e dine çfare duan.Jane kaq te drejtperdrejte dhe vetvetja ne kete bote.Jane kaq te ndjeshem dhe te brishte.Jane si nje qelq qe duhet ta mirembash mire pasi mund te thyehet lehte. Ndjej inspirim per ta.

Ashtu si per Anjshtajnin, nje autik qe ndryshoi boten, me nje inteligjence te jashtezakonshme mbi normalen, e qe vetem nje njeri i spektrit te tij mund ta arrije ta beje. Prandaj njerez lexoni, lexoni dhe takojini keta femije! Dhe nese femija juaj shfaq te ketij spektri, mos u frikesoni. Ju thjesht keni mundesine te rrisni nje talent, nje gjeni te vertete!/sarandaNews.al///

error: