Nga Dorian KOÇI
Mos harro,
kur strehohesh ne gji te Gramës
se trualli ku shkel
është toka e Olimpisë që zbuste gjarpërinjtë
e lindte Lekën e Madh,
dheu i Pirro Burrit që me elefantë e guxim
mundi tarentas e latinë
i Gjergjit, Princit te Epirit
qe kuçedrën e mundi plot 22 herë
ndaj para se te gdhëndësh emrin e dëshirën në shkëmb
mendo per veten sesa para këtij dheu ke vlerë …
Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë në Orikumin e afërt, dhe sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit. Ai është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Kësisoj mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në këtë vend dhe numërohen me shumë se 1500 të tilla. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët e shumtë nga kohët e heshme.
Fotot:IntoAlbania. Copyright, Dorian Koçi



ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.