Ky grup ka transportuar hashash dhe marihuanë nga Spanja në Itali përmes kamionëve për një kohë të gjatë. Gjatë operacionit janë kontrolluar tre shtëpi dhe një depo industriale, ku dhe u sekuestruan 165 kilogramë marihuanë dhe 185 kilogramë hashash.
Sipas “La Opinion DE MALAGA”, nga policia janë sekuestruar gjithashtu dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion frigorifer me një rimorkio me frigorifer me fund të dyfishtë, një furgon dhe tre makina.
Hetimet bënë të mundur gjithashtu edhe zbulimin e dy ndërtesave të përdorura si bazë për mbledhjen e drogës. Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë, kur ata dyshohet se futën substanca narkotike në pjesën e poshtme të çatisë së një rimorkio. Më vonë, u arrestuan dy persona të tjerë, të cilët do të ishin në krye të ruajtjes së “foleve” të drogës.Të arrestuarit akuzohen si të përfshirë në këtë organizatë kriminale, për trafik droge, ndër të tjera edhe për armëmbajtje pa leje./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit