SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shmanget tragjedia/ Shqiptari tenton të djegë gruan bashkë me fëmijët, por digjet vetë dhe vdes në vend

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në  Civitella del Tronto të Italisë.

Shqiptari i quajtur Dritan Çobo 47 vjeç ka mbyllur në banesë gruan e katër fëmijët e ka tentuar që t’i djegë ata me benzinë.  Mirëpo, aksidentalisht, ai ka djegur veten dhe për rrjedhojë ndërroi jetë pa arritur qëllimin e tij.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një nga djemtë e familjes ka shpëtuar motrat dhe nënën, duke i nxjerrë jashtë pa pësuar djegie.

Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikëset, që shkuan në vendngjarje.  Kur policia shkoi atje, Dritan Çobo ishte i pajetë jashtë shtëpisë.

Gruaja 37 vjeçe kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo është dërguar urgjentisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Fëmijët e saj, përkatësisht 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim./mediait/

error: