Shpëtim Ahmeti, drejtues i linjës ndërkombëtare të transportit më Greqinë, në një intervistë të ditës dhënë së fundi Radios “Saranda”, ka vlerësuar si një fillimi të ri, 15 qershorin, ditën e lejimit zyrtar të qarkullimit mes vendve fqinje në kushtet e zbatimit rigoroz të protokollit të siguruisë anti Covid -19 .
“Komenti im,-tha Ahmeti,- eshte që pas tre muaj mbylljeje per shkak të Covid 19, ne mezi e presim hapjen dhe funksionimin e linjave tona ndërkombëtare me Greqinë.”
Sipas tij, “Funksionimi me 70 per qind të kapacitetit, nuk është këq. Nuk shpresoj se do të bëjë ndonjë rimbursim shteti pasi është një kosto e madhe . Shpresoj që në fillim te korrikut koefiçenti I shfrytëzimit të kapaciteteve të autobuzëve tanë të jëtë 100 për qind.”
I pyetur për rrethanat që lidhen me palën greke, ai shtoi se “Sigurisht, ne në transportin ndërkombëtar, jemi të lidhur edhe me gjitonët dhe lajmi i mirë është nqë Shqipëri dhe Greqi është nën kontroll situata,Flasim për deri tani. Më tej, nuk e dimë ç’do të ndodhi.-tha Ahmeti.
Ahmeti tha se “Pala greke ka ndihmuar vetëm me marrëveshjen që bëmë me riatdhesimin e shtetasve tanë. Siç dihet, shtetasit tanë kanë ardhur në pikat kufitare me autobuza të KTEL-it grek

Qeveria greke ka nxjerre qe te premten e parë në fletoren zyrtare hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë për të gjthia pikat; njëkohësisht edhe për linjat e transportit të udhëtarëve . Ne nuk jemi shoqëri turistike por linjë e dedikuar për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.
Duke u fokusuar në momentin e datimit të rinisjes se aktivitetit ai shtoi se “Nëse deri të premten brenda orarit zyrtar, nuk do të këtë ndonjë ngjarje, në datën 15 qershor, në orën 24,00, ne fillojmë punën.
Ditën e shtunë ne do të informojmë publikun në të gjithë rajonin tonë me të gjtha fshatrat dhe sigurisht përfshi këtu edhe njoftimin e medias, siç jeni ju.”- përfundoi komentin e tij Shpëtim Ahmeti, drejtues i linjës ndërkombëtare të transportit Sarandë-Athinë-Sarandë.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.