Kryetar i PDIU Shpëtim Idrizi ka përgëzuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve, por tha se shpreson që një marrëveshje e ngjashme të arrihet dhe me Greqinë.
“Dua të shpreh vlerësimin për marrëveshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për pensionet. Marrëveshje e jashtëzakonshme e arritur pas shumë mundesh.Është për tu përshëndetur kjo arritje që është bërë falë një vendi mik si Italia. Gjithmonë kam theksuar rëndësinë që kanë për shqiptarët marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë.
Uroj që së shpejti kjo marrëveshje të bëhet dhe me Greqinë për tu mundësuar shqiptarëve që jetojnë atje dhe që kanë kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore.”///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.