Nga Koço KOSTA
Eshte e treta dite qe matim me veshtrim flaket dhe tymin qe po djegin dhe asfiksojne Korfuzin. Nje krim i madh e disfate e rende ekologjike e njerezore. Sa keq!
Jemi rritur duke pare e brumosur brenda vetes kete ishull te bekuar nga Zoti. Une as jam lere dhe as e kam Korfuzin pjese te vendit tim. Shpesh, ne femijeri, duke e pare nga dritarja e shtepise, e kujtoja pjese te vetes. Binim per gjume e sa zbardhte dita e drita, shikonim perballe: e kishim ishullin aty? Qeme lidhur pakez ndryshe e nuk e kuptoja.
Tregonte gjyshi im, i miri Mitro, per ca emigrime kur kishin rene se me ke ne hasmeri fisesh; raste luftrash: per emigrim me bagetite neper ato zona; per ca miqesira e krushqi. Pra, Korfuzin e quaja “timin”. Me coi puna ta njoh mira ate e banoret aq mikprites, te dashur e te mencuer te tij, si te isha ne Bregun tim. Dhe ja, tani, e shoh te digjet. Ndjej sikur me shkulet dicka nga shpirti. Por vec dashurise e respektit per te e njerezit e tij nuk mund te bej gje. “Nuk kemi se cfare te bejme,- me thote ne telefon miku im korfiut, Spiridhonis-, Jam me djalin tek varkat tona dhe shohim zemervrare katastrofen. Zoti te vere dore. Na rrezikohen shtepite, na u dogjen ullishtet qe ti i di. Po shkrumohet gjithca!”.
Dhe une, or mik, si mbare sa e sa njerez ketu ne Saranden perballe, baskohemi me lutjen tuaj. Zoti te vere doren e Tij e ta shpetoje Korfuzin tone!.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.