SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Shqipëria arrin në 400 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19”

Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid, në vendin tonë janë kryer 400 mijë vaksinime.

Shifra u publikua sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në total, Shqipëria ka administruar deri tani mbi 700 mijë vaksina.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.Në Shqipëri vaksinimi ka nisur që në janar, teksa deri në fund të qershorit qeveria shqiptare  synon të vaksinojë deri në 500 mijë të vaksinuar.Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që objektivi të arrihet edhe në fund të majit.///

error: