SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria dhe Greqia rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile.

Shqipëria dhe Greqia do të rinovojnë rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave cilive. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi, teksa falenderon falenderon vendin fqinj për ndihmën pas tërmetit tragjik të vitit 2019, gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe në ndihmën për fikjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë, jo vetëm gjatë verës së shkuar, por edhe në shuarjen e zjarrit në Sazan.

“Shqipëria dhe Greqia do të rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile, ndërkohë vendi ynë është i vendosur për të rritur dhe modernizuar kapacitetet reaguese.

Mirënjohje vendit fqinj për ndihmën pas tërmetit tragjik të vitit 2019, gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe në ndihmën për fikjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë, jo vetëm gjatë verës së shkuar, por edhe në shuarjen e zjarrit në Sazan” shkruan Peleshi.///

error: