Sot dhe nesër, Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri është ulur në gjysmë shtizë, ndërsa vendimi për zi kombëtare u mor me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit nga ora 09.00-11.00 dhe nga ora 11.30 deri në 12.30. Ndërkohë në orën 13.00 të së mërkurës çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.
Televizioni shtetëror gjatë kohës së homazheve do të transmetojë muzike funebre, ndërsa për organizimin e homazheve është ngritur një komision i posaçëm shtetëror.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit