“Shqipëria princesha e re e Lindjes”. Kështu shkruhet në revistën PARIS VOUS AIME, që shpërndahet për turistët e huaj në dy aeroportet franceze, Paris-Charles de Gaulle and Paris-Orly, ku promovohet edhe vendi ynë. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga shkrimi i kësaj reviste.
Rama thekson se kjo është surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike.
“ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L’EST ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.(Nga Gjergji MIMA)///





ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.