Në pikën kufitare të Kakavijës nisi kalimi i shtetasve ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek. Kane kaluar pak automjete me targa greke.
Drejt Greqisë kalojnë vetëm shtetas shqiptarë me nënshtetësi greke por vetëm me një analizë apo tamponin që tregon nëse je apo jo negativ me COVID-19. Nëse ata nuk e kanë bërë, atëherë duhet ta kryejnë nën koston prej 120 euro në Greqi dhe mund të lëvizin të lirë apo të punojnë atje.
Vendi fqinj vazhdon të jetë akoma i mbyllur për shkak të COVID-it. Në Greqi kanë filluar të operojnë edhe autobuzë apo furgona me emigrantë që do të nisen më vonë.
Sipas burimeve zyrtare, forcat e policisë janë në gatishmëri për të përballuar një fluks të mundshëm. në hyrje të pikës shqiptare.
Është vënë një staf që merret me matjen e temperaturës, duke i pyetur për të kaluarën e tyre, nëse kanë shfaqur apo jo simptoma./jugulajm/
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.