Pala greke ka shtuar sportelet nga 2 në 3 dhe po negociojmë që të punohet edhe gjatë natës.
Kështu deklaroi konsulli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, në një prononcim për mediat, gjithashtu tha se është duke u negociuar, që pala greke të mund të hapë kufirin edhe gjatë natës në Kakavijë.
“Kemi folur me palën greke. Ata kanë shtuar sportelet, nga 2 janë bërë 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës”, -tha Verleni.
“Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme”, u shpreh Verleni. /atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit