SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shtohet numri i punëtorëve të huaj në Vlorë! 115 të rinj nga India, Bangladeshi dhe Nepali në ndërtim, hoteleri turizëm e fasoneri gjatë 2 muajve të fundit

Eshtë shtuar numri i punëtorëve të huaj në Vlorë! 115 të rinj nga India, Bangladeshi dhe Nepali në ndërtim, hoteleri turizëm e fasoneri gjatë 2 muajve të fundit .

Krahasimisht me vitin e kaluar kemi pasur një rritje të kërkesave për leje pune në zbatim të ligjit për të huaj, i ndryshuar tashmë dhe për faktin se shumë punëdhënës kërkojnë punëtorë të huaj nga shtete të ndryshme nga Nepali, Bangladeshi, India”, tha per Gazeten shqiptare Gjinovefa Xhori specialiste për migracionin dhe marrëdhëniet e punës. 

Mirëpo në Vlorë ka dhe shumë të huaj që janë vetëpunësuar. “Ndërsa të vetëpunësuarit janë shtetas bjellorus, ukrainas rus, të cilët kanë edhe disa vite të tjera që ushtrojnë punën këtu dhe kryesisht ata paraqiten për ripërtëritje të lejes së punës”, theksoi i njejti burim.

Një kategori tjetër janë punëtorët nga vendet e BE-së dhe fqinjët Kosova e Maqedonia e Veriut e të cilët në bazë të ligjit paraqesin një vetëdeklarim punësimi. Të tillë kemi 97 shtetas të punësuar në Vlorë”, thane burime nga Zyra e Punes ne qytetin bregdetar.////.

error: