Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria vendosi shtyrjen me 3 muaj të vlefshmërisë së afatit të kontrollit teknik të mjeteve.
“Kjo kërkesë erdhi për të qenë në linjë e konformitet të plotë me udhëzimet e komitetit teknik të eksperteve, për të ruajtur sigurinë fizike të operatorëve që zhvillojnë kontrollin, por edhe të qytetarëve, kemi vendosur të shtyjmë afatin e certifikatës së kontrollit teknik të mjeteve me 3 muaj”, deklaroi Balluku.
Sipas Ballukut, qytetarët që kanë patur datën e kontrollit teknik të mjetit të tyre në këtë kohë, kanë afat edhe tre muaj për të përcaktuar datën e kontrollit teknik të radhës.
“Kjo do të bëjë uljen e grumbullimeve dhe radhëve për kontrollin teknik të mjeteve, duke ulur kështu rrezikun për jetën e qytetarëve”, u shpreh ministrja.
Balluku theksoi se ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është duke marrë masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe operatorëve teknik. Sistemi i caktimit të takimeve tashmë theksoi ajo, është online.///atsh
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.