Stina e nxehtë e verës, por edhe papërgjegjshmëria e individëve të caktuar, duket se kanë qenë shkaktarët e disa zjarreve të shpërthyer në vendin tonë, ditët e fundit. Situata më e fundit, ishte ajo e shpërthimit të zjarrit në malin e Çikës, Vlorë.

Ashtu si edhe herët e tjera, kjo situatë e rënduar gjeti reagimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.
Me marrjen e urdhrit për ndërhyrje, Forcat e Armatosura angazhuan një personel prej mbi 100 vetash dhe 12 mjete, të mbështetura edhe nga një dron.
Personeli i angazhuar, ishte pjesë e strukturave të Forcës Tokësore, Komandës së Mbështetjes si dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Operacioni u zhvillua në kushte të një terreni malor ku masivi i shkurreve dhe pyjeve, që ishin duke u djegur në këtë zone, gërshetohej gjithashtu edhe nga terreni tepër shkëmbor, çka e vështirësonte së tepërmi fikjen e flakëve të zjarrit. Si rrjedhojë, trupat u detyruan që të ecin për disa orë në këmbë, për të arritur në zonën e operacionit.
Me gjithë përpjekjet për fikjen e zjarrit nga toka, duke qenë së terreni ishte tepër i vështirë për ndërhyrje të mëtejshme, fikja përfundimtare e zjarrit u krye nga dy avionë të posaçëm për emergjenca të këtij lloji, të ardhur nga Republika e Greqisë.
Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës një ditë më parë dhe ka vijuar puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare të BE-së thekson se po kanalizon më shumë mbështetje zjarrfikëse ajrore për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të rënda pyjore në Portugali, Francë dhe Shqipëri.
Në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se deri më tani janë mobilizuar 2 avionë nga Italia në Portugali, përveç ndihmës tashmë të dërguar fundjavën e kaluar nga Spanja; 2 avionë nga flota e përbashkët zjarrfikëse e BE-së në Greqi në Francë.
Lidhur me angazhimin e 2 avionëve nga Greqia, thuhet se “këta aeroplanë mund të funksionojnë për shumë orë rresht dhe shpejt të arrijnë në zonat që janë të vështira për t’u qasur me rrugë, gjë që kursen kohë të vlefshme dhe mund të jetë mbështetje enorme për ekipet e zjarrfikësve që punojnë në terren. Një falënderim i madh për të gjitha vendet që kanë ofruar mbështetjen e tyre”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri