Nga Pirro NAÇI
Një vit më parë rashë në gjurmët e Çelo Picarit në Athinë… E gjeta herë si Xhelil Bega herë si Çelo Picari dhe herë si Theodhoro Koloniati…Më shumë se tre dekada në kryeqytetin grek…. Por jo vetëm në Athinë, e gjeta edhe në qytete të tjera. Në Volo, qysh në vitin 1993 Bashkia ka emërtuar një rrugë me emrin ‘’Kapetan Tseliopitsari’’…Νë Athinë një zonë afër Pireut mbante emrin e tij, ‘’Çeliopicaria’’ sot është ndërtuar një park i madh me emrin ‘’Andrea Popandreu’’…
Në gazetat e Athinës të viteve 1870-1880, por edhe më vonë gjen shkrime, vjersha dhe tregime për të. Një nga skicografet më të talentuar të atyre viteve, Themos Anninos e ka përjetuar në skicë(shih foton) në një nga gazetat më të mëdha të Athinës të atyre viteve… Një skicë ndoshta shumë afër realitetit të kësaj figure.Një ‘’fotografi’’ e vertetë e Çelos. Emblimatiku i qendrës së Athinë- Thiseon. Njëriu që nuk hoqi fustanellën anjëherë nga trupi i tij…Herë-herë e kishin ‘’pagëzuar’’ ksipolitos fustanellas… (këmbëzbathuri me fustanellë).
Shumë fakte dhe dokumenta për Çelo Picarin në Athinë…Pas kryengritjeve të viteve 1847 dhe Aktit të Gjylhanesë në Shqipërinë e jugut, Çelo Picari u vendos në Athinë…Ju bashkua revolucionit Grek dhe zgjerimit të kufijëve të tij. Në Athinë pasi dorëzuan armët, ai dhe trimat e tij, u mor me partitë politike. Shpesh herë e shikoje në sallën e Kuvendit duke ndjekur punimet, por edhe në revolta popullore …Një figurë heroike që luftoi edhe në Shqipëri edhe në Greqi… Ndoshta, viset e Labërisë (përfshi Tepelenën) ja ka ‘’për borxh’’ Athinës një vepër arti (përmendore) dhuratë në kujtim të Çelo Picarit dhe veprës së tij…
Siç thoshte edhe Dhimokriti, filozofi i lashtë- ‘’Kemi për detyrë të themi të vërtetën, dhe jo të flasim shumë’’./sarandaNews.al///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.