SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Si do e frenojë agroturizmi shpopullimin e fshatrave?

Zhvillimi i agroturizimit në vend do të jetë një mjet edhe për të frenuar emigracionin dhe shpopullimin të fshatrave.

Në një intervistë për SCAN TV, zv.Ministri i Bujqësisë, Enio Civici, shprehet se nëpërmjet  strategjisë kombëtare për zhvillimin e agroturizmit, të hedhur së fundmi për konsultim publik, synohet të merren masa që fuqizojnë punësimin dhe që orientohen kryesisht tek gratë dhe të rinjtë.

Incentivat që po konsiderohen lidhen me reduktimin e taksave dhe grantet për këto kategori.

Nga ana tjetër impakti ekonomik në zonat rurale nga 100 agroturizmet që pritet të jenë të certifikuar deri në vitin 2027, vlerësohet se do të jetë mesatarisht në 11 milionë euro në vit.

Ndër të tjera strategjia parashikon zhvillimin e balancuar të territorit në zonat rurale, përfshirjen sociale,  përmirësimin e kushteve të jetesës dhe menaxhimin efektiv i fondeve publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural.///

error: