SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Si pritet të jetë moti gjatë javës

Territori shqiptar është ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit, më të dukshme në zonat qendrore dhe veriore, duke gjeneruar reshje të paktë.

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja bën me dije se ditën e martë pritet që të  ketë ndërprerje të reshjeve dhe rikthim të kthjellimeve në territor.

Ditën e enjte do të kemi sërish rikthim të vranësirave , kryesisht në zonat jugore duke gjeneruar shira të përkohshëm. Ndërsa që nga dita e premte, përfshirë edhe fundjavën pritet përmirësim i dukshëm i motit duke na risjellë mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie. Parashikohet që dita e martë të sjellë njq rritje të lehtë të tyre. Ndërsa nga e mërkura do të kemi rënie të lehtë të temperaturave, duke i bërë mëngjeset më të ftohta./jav///

error: