Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të planit të masave për sigurinë detare. Në këtë drejtim, në harkun kohor të një jave u bllokuan 11 mjete lundruese, nga Ksamili në Velipojë.
“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë”, njofton Policia.
“Mjetet e bllokuara janë: 6 jet ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë. Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese”, bën të ditur Policia.
“Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë. Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese jet ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord. Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë”, përfundon njoftimi i Policisë.///





/r.e/
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit