SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Siguria në zonat bregdetare, 200 mjete lundruese të bllokuara

Strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, janë të angazhuara maksimalisht, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, veçanërisht në zonat turistike dhe bregdetare.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, janë zhvilluar, si dhe vijojnë të zhvillohen operacione për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese për verifikimin e dokumentacionit që duhet të kenë këto mjete, për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e lëvizjes së mjeteve lundruese.

“Njëkohësisht, janë zhvilluar 5 operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat, janë proceduar 5 shtetas dhe janë sekuestruar 716 çadra e shezlongë. Strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave, kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.  Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 27 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.  Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Shadoë”, “Driver”, “Autostop”, “Streha”, “Threat”, “Free Road 2”, “Location”, “Zaranika”, “Kubikët”, “Otima”, “Rrjeta”, “Grabiani”, “Stafeta”, “Post Office”, “Perimetri 187”, “Restart 11” dhe “Restart 11” (vijim).Si rezultat i operacionit policor të koduar “Zaranika”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së shtetases J. E., të ndodhur më 30.07.2022, në Elbasan;Sekuestrohen nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Restart 11”, 101 kg kanabis të fshehura në shufra plastike, në rimorkion e një kamioni, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 3 shtetas. Finalizohet nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Shadoë”- Përdorte rrjetet sociale për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, vihet në pranga;Strukturat e DVP Tiranë finalizojnë “Driver”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje- Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak; vihet në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjetën arma dhe municioni luftarak, procedohen penalisht 2 pasagjerët”, thuhet në njoftim.///

error: