SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranden magjike e zbukuron ketë gusht edhe Panairi X katër ditor i Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin

Nga Panajot BOLI

-Më 17-18-19-20- Gusht në Sarandë-PANAIRI X MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE Miqësore me Mjedisin ‘’SARANDA 2021’’-

Saranda e bukur dhe magjike gjallon më fuqishëm se çdo vit tjetër. Shetitorja e bukur, anijet turistike qe po e qendisin çdo natë bregun e qytetit duke punuar si bletët, për të promovuar perlat e rralla magjike të ketij bregu, po i ‘’çmendin’’ turistat vendas e të huaj.

Dhjetra aktivitete e kanë bërë Sarandën terheqese dhe interesante duke ngjallur admirim , simpati dhe kureshtjen e të huajve. Një eveniment i bukur qe e pret Sarandën është edhe Panairi X mbarëkombëtar i suvenireve turistike ‘’Saranda 2022’’ . Stafi i i AJMMIT me drejtorin ekzekutiv të tij Shkelqim Hajno, punojnë ethshëm këto ditë për përgatitjen e tij. Është i dhjeti qe organizon kjo Angjenci, .

Ky Panair mbeshtetet nga Bashkia dhe president i saj është Kryebashkiaku Ardian Gurma. Ai promovon turizmin dhe mjedisin e qendrueshëm. Synimi i tij është të nxjerrë në pah dhe ta promovojë’ ’markën Saranda’’ si qyteti i Panaireve dhe i traditës shqiptare në punime , teknika dhe materjale të ndryshme me lendë të para si: leshi, dru, metal, baltë, guacka, materjale ricikluese.

Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se pati një interesim të madh nga të gjitha viset e Shqiperisë , Mali të Zi , Kosova, Maqedonia e Veriut e tj. Ai ka qenë event më i bukur i muajit Gusht qe ka terhequr mjaft interesimin vendas dhe të turisteve të huaj . Morën pjesë artizanë me prodhime orgjinale të artizanatit të dorës. Edhe këtë vit kanë treguar interes për të marrë pjesë mbi 60 artizanatë me firma më të njohura në Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Krujë, Lezhë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia.. Stafi i AJMMI-it në këtë rat do të botojë edhe një revistë për pasqyrimin e dhjetë panaireve të zhvilluara deri më sot.

Panairi X Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike ‘’Saranda 2022’’qe do të organizohet në shetitoren e re, stolia qe i dha një pamje të mrekullueshme qytetit,, do të jetë eventi më i bukur qe do t’i jap Sarandës më shumë gjallëri dhe interes për turistat vendas dhe të huaj./sarandanews.al///

error: