Konsumatorët do të kenë tashmë një linjë telefonike të thirrjeve falas për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve sa i përket sigurisë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si dhe aktorë të angazhuar për mbrojtjen e konsumatorit prezantuan në Tiranë projektin “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri”, financuar nga BE.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve, harmonizimi i standardeve dhe të legjislacionit me atë të BE-së në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.
“Angazhimi në tryeza diskutimi në vijim do të ketë për rrjedhojë platforma partneriteti në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit”, bën të ditur AKU.(Arlinda GJONAJ).///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll