SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sistemi i pagave për pushtetin vendor do të rishikohet

Sistemi i pagave për pushtetin vendor do të rishikohet për tu përshtatur me ndarjen e re administrative-territoriale.

Deklarata u bë nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2021.

Denaj siguroi se puna në ministrinë e Financave për sistemin e pagave në pushtetin vendor ka nisur.

“Për pagat e kemi diskutuar javën e kaluar dhe kemi thënë që këtë iniciativë do e marrim tani. Pasi sistemi i pagave në pushtetin vendor duhet të shkojë dhe të jetë, nuk po them i njehsuar, por duhet analizuar dhe nuk mund të ndodh që sistemi i pagave të një arsimtari në pushtetin vendor të jetë shumë më ndryshe në raport me kategorinë dhe vlerën që ka vet ai produkt që ai jep, kudo qoftë”, tha Denaj.

Së dyti, theksoi ajo, ne nuk mund të gjejmë punonjës të kualifikuar për të mbajtur në ato qytete për të mos lëvizur, si rezultat i mungesës së kësaj incentive.

Aktualisht sistemi i pagave në pushtetin vendor është i shkallëzuar sipas hartës së vjetër të ndarjes territoriale dhe ende nuk është përshtatur me ndarjen e re administrative territoriale.///ATSH////

error: