Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi gjendjen e akseve kombëtare, ndërkohë që në rajonin verior dhe qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.Sipas ARRSH-së, në rajonin verior qarkullohet me zinxhirë në akset: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.Në rajonin qendror qarkullohet me zinxhirë në akset: Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.Në rajonin jugor vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana, Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. “Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet”, thuhet në njoftim.Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Po ashtu, kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.///ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit