SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Situata. Përmbytjet në Fier, Balla akuzon qeverinë Berisha për ngushtimin e grykëderdhjes së Vjosës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndodhet që prej orëve të para të mëngjesit në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosa deklaroi se shkak për përmbytjet është dhe një problematikë e trashëguar që nga ndërtimi i autostradës Fier-Vlorë nga qeveria Berisha.

Sipas Ballës, ura në autostradën Fier-Vlorë, e cila është ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko, ka dhe ka krijuar një mbyllje të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm duke krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet.

“Kemi dhe një problem të trashëguar me një urë të ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë, e cila është një urë e ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko dhe ka krijuar një mbyllje (hinkë) të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm duke krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet. Ka ardhur koha që me autoritetin rrugor ta zgjidhim përfundimisht historinë e asaj ure për ta ribërë dhe njëherë nga fillimi dhe për të zgjeruar pjesën e grykëderdhjes sepse ndryshe do të kemi gjithmonë këtë situatë”, deklaroi Balla. /atsh///

error: