Një automjeti ka merr flakë në ecje në aksin nacional kombëtar pranë Qafës së Skërficës.
Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi sot, rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Skërficë”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje një automjet tip “Jeep”, me drejtues shtetasin K. B., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.