Nga Shkëlqim HAJNO
Këngëtari virtuoz I polifonisë Ajet Duka në Delvinë, marrës I grupit të mirënjohur “Kaonët”, prej disa vitesh po shpërfaq vlera edhe në një art tjetër. Artin e artizanit të punimeve të dorës duke derdhur motive shpirtërore dhe delikatese.

Në fillim realizoi për një “kurozitet”disa dekoracione siç ishte ‘veshja”e dekoruar e nje shisheje që qeras me mikrpitjen delvinjote mysafirët. Por, pak nga pak gama e punieve të dorës u zgjerua. Punimet me fije lini e peri, punime me motivet tradicionale kombetare, gdhendje ne dru, pirografi për të përcjellë drerin e bukur në pyje, po edhe brishtësinë dhe trupit të femrës si një ikonë sublime e bukurisë njërëore, janë vetëm disa nga ‘galeria’ e punimeve të artistit Ajet Duka.

Ai po rikthen traditën e lashtë të zejtarisë në qytetin e Delvinës. “Janë disa nga punime të miat me material xham, gurë,dru, pikturë në meshin, punime me spango,etj., thotë Duka për ATSH dhe sarandaneës.al.,duke theksuar kështu se gjithmonë Delvina dhe veçmas Bashkia me mundësistë modeste finaciare; i ka një borxh ende të pashlyer traditës shekullore të qytetit nëpërmjet rrugëve të rijetësimit të kësaj tradite të lashtë të zejtarisë për promovimin e qytetit dhe të aseteve entokulturore, ekonomie e turistike.





Pasi u ‘fronësua’ prej vitesh në skena lokale, kombëtar e ndërkombëtare si një prej korifejve të gjallë e aktive në skenën e isopolifonisë labe, duke spikatur gjithmonë për stilin e veçantë të një marrësi brilant e të përkorë, Ajet Duka; me një emër që tregon jetën dhe me një mbiemër që vjen nga periudha e totemeve arbërore dhe tregon titullin e ‘kontit’, Ajet DUKA, nuk shter se mëtuari art në një qytet si Delvina, dikur kaza e me emër të madh, në jug të viseve arbërore dhe që sot, në kohët moderne, mëton të shndërrohet në një vend ku atraksionet historike, monumentet e kulturës dhe eventet, i ka ‘armë’ për të sfiduar harresën, këtë ‘murlan’që fryn pa papushim me grimca ndryshku në një kohë të sfidave të mbijetesës dhe globalizmit./SARANDANEWS.AL///


ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit