– Një italian i bëri të dashurës së tij propozimin për martesë me anë të mikrofonit të një supermarketi pranë Venecias, një koncept i ri romantik, që mund të rivalizojë deklaratën tradicionale të dashurisë në bordin e një gondole.
”Dashuria ime, dua të të pyes diçka, në prani të të gjithëve”, i tha së dashurës Salvatore Costarelli nga arka e këtij supermarketi që ndodhet në Mira, Veneto.”Të dua, ti je jeta ime, dua të të pyes a do të martohesh me mua?”, e pyeti ai.
Më pas u dëgjuan duartrokitje të gjata, që e bënë të dashurën e tij, Tiziana Famao të humbiste deri ekuilibrin dhe pothuajse të rrëzohej. Më pas, një unazë del nga xhepi i Salvatores përpara se të vihet në gishtin e Tizianës. Më në fund, një puthje e gjatë i mbush me entuziazëm të gjithë blerësit, që shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje.
”E kisha menduar edhe propozimin klasik në bordin e një gondole, por zgjodha supermarketin… për ta kuptuar se sa shumë kujdesesha për të”, rrëfen ai. ”Mendova se një gjest të tillë ajo nuk do ta harronte deri në fund të jetës”, thotë Salvatore. Dasma është planifikuar për në dhjetor në Siçili./AFP-ATSH///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.