– Ylli francez i kinemasë, Gerard Depardieu do të nxjerrë në shitje, në fund të shtatorit në Paris, 250 vepra nga koleksioni i tij i artit, me synimin për t’u argëtuar pak, sipas menaxherit të tij të shitjeve, David Nordmann, i cili mbulon edhe shitjet e shtëpisë së ankandeve ”Ader”.
Koleksioni i pasur i aktorit francez, aktualisht nën hetim për sulmet të dyshuara seksuale, përfshin vepra në bronz të Rodin, por edhe pesë vepra të Calder dhe një të Hans Hartung.
Ankandi u caktua për më 26-27 shtator në hotel ”Drouot” në Paris.
Sipas ekspertëve, nga shitjet mund të sigurohen tre deri në pesë milionë euro./A. JORGAQI///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.