SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SOFT NEWS – Jo më kot thuhet ”më kanë ngatërruar në maternitet”!

Një ngatërrese midis dy të porsalindurve në një spital në Austrinë jugore është zgjidhur pas 35 vitesh më vonë nëpërmjet një testi të ADN-së.

”Dy gratë, të lindura në tetor 1990 në Graz, u takuan së fundmi me njëra-tjetrën dhe prindërit e tyre biologjikë pasi zbuluan se ishin ndërruar në lindje”, raportoi televizioni austriak, ORF.

Sipas gazetës ”Kronen Zeitung” , të dyja ishin foshnje me lindje të parakohshme, të cilat fillimisht u mbajtën në inkubatorë para se të bashkoheshin me nënat e tyre.

Spitali konfirmoi ngatërresën dhe zgjidhjen e saj.

“Na vjen shumë keq që ky gabim ndodhi në atë kohë”, u shpreh drejtori i spitalit në një deklaratë.

Njëra nga gratë mësoi vite më parë se nuk ishte fëmija biologjik i çiftit që e rriti, pasi gjatë një dhurim gjaku zbuloi se grupi i saj i gjakut ishte i papajtueshëm.

Pavarësisht hetimeve të spitalit dhe një apeli publik në vitin 2016, familja tjetër nuk u gjet.

Gruaja e dytë e zbuloi të vërtetën vetëm disa javë më parë, pasi mësoi grupin e saj të gjakut gjatë shtatzënisë dhe e lidhi atë me rastin e pazgjidhur të shkëmbimit të foshnjave.

”Më pas ajo kontaktoi gruan tjetër dhe një test ADN-je konfirmoi lidhjen e tyre biologjike”, sipas ORF.

Ajo tha se ndihej sikur kishte pasur një motër për 35 vjet, duke e përshkruar përvojën si të çuditshme, por të bukur.

Gruaja tjetër, e cila kishte ditur për ngatërresën për disa vite, e përshkroi ribashkimin e tyre si një ndjenjë të papërshkrueshme./(Arian JORGAQI).///

error: