SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Sol International Music Festival” në Vuno, Gonxhja: Event dhe mjedis i përsosur për shijimin e muzikës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga festivali muzikor ndërkombëtar që nisi të premten në Vuno, Vlorë.

Gonxhja thekson se “Sol International Music Festival” do të zgjasë për dy netë dhe shfaqet në oborrin e Kishës së Shën Spiridonit në Vuno.

“Ky festival është një event unik lirik që sjell një përzgjedhje të rafinuar të performancave muzikore,  duke ofruar një përvojë të veçantë për adhuruesit e muzikës në një ambient historik dhe piktoresk.

Atmosfera e qetë dhe peizazhi i mrekullueshëm i bregdetit dhe konkretisht të fshatit me shumë histori dhe kulturë, Vunoit, krijojnë një mjedis të përsosur për shijimin e muzikës lirikale dhe për të ndjerë magjinë e këtij eventi të veçantë”, shkruan Gonxhja.(Arbi Fortuzi).///

error: