SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SONDAZH . Si e perceptoni korrupsionin?

Revista “Monitor” kërkon të flasë me individë dhe përfaqësues të bizneseve në Shqipëri, të cilët duan të ndajnë me ne perceptimin e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. A jeni një biznes që në aktivitetin tuaj të përditshëm hasni praktika korruptive që ju vështirësojnë ambientin për të bërë biznes, apo favorizojnë në mënyrë të padrejtë konkurrentin?

A jeni të detyruar që të jepni ryshfet për të fituar një tender apo për të marrë një shërbim nga administrata.

A jeni bërë pre e presionit për të paguar një përqindje të të ardhurave si pagesa nën dorë?

A jeni një individ që duhet ende të paguani për të marrë një shërbim në administratë? A ju është dashur të jepni para nën dorë për të marrë një shërbim mjekësor?

Nëse po, revista “Monitor” dëshiron të flasë me ju.

Ne duam të dimë se si ndikon korrupsioni në aktivitetin tuaj të përditshëm, qoftë biznes apo individ. Ne duam të dimë perceptimin tuaj mbi masat që po ndërmerren për të luftuar korrupsionin në vend dhe efikasitetin e tyre.

Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.

Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.

Për të marrë pjesë në raportimin tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: revista@monitor.al ose përmes rrjeteve tona sociale.///

error: