SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sondazhi/ PS do të merrte e vetme mandatin e tretë me 51% të votave, PD 33%

Nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, shqiptarët do t’i jepnin Partisë Socialiste një mandat të tretë, pasi sipas rezultateve të sondazhit të Institutit Piepoli, mazhoranca aktuale do të dilte forcë e parë politike.

Në sondazhin e Institutit Piepoli publikuar në Report TV, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në nëse do thirreshin sot për të votuar, ndërkohë që Partia Demokratike do të merrte 33-37% të votave.

Nga të dhënat e sondazhit, del se LSI ka një rënie të elektoratit të saj në krahasim me 2017, duke marrë 4-8%. Të njëjtat kuota me sondazhin e janarit 2021 vijojnë të kenë PDIU dhe Lëvizja për Ndryshim, respektikivisht me 2-4% dhe 1-3%.

Instituti prestigjioz italian Piepoli, publikoi sonte në Report Tv  sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit, 65 ditë para zgjedhjeve duke u fokusuar edhe në disa tema.

Sipas rezultateve, 63% e shqiptarëve i japin notë pozitive mandatit të dytë të kryeministrit Edi Rama dhe 37% e konsiderojnë negativ.

16% e qytetarëve të pyetur e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama, 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët.

50 % e qytetarëve të anketuar vlerësojnë pozitivisht mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend deri më tani nga qeveria Rama, 38% janë kundër masave të marra.

20% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Piepolit, e konsiderojnë shumë pozitivisht ndërsa 30%  votojnë mjaftueshëm pozitivisht.

56% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Institutit Piepoli e cilësojnë pozitive punën e bërë nga qeveria Rama në menaxhimin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 16% e qytetarëve cilësojnë të dobët punën e bërë.

41% e qytetarëve të anketuar e cilësojnë pozitive punën e qeverisë për menaxhimin e krizës ekonomike.

Në vlerësimin e veprimeve të opozitës përballë qeverisë Rama në mandatin e dytë, 54% e qytetarëve e kanë cilësuar si veprime të dobëta dhe vetëm 46% e tyre mendojnë se ato janë të mjaftueshme.

Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në lidhje me vlerësimin e programit ekonomik të prezantuar nga PD, ku 45 % vlerësojnë si të mirë dhe pozitiv programin ekonomik të demokratëve dhe 46% e vlerësojnë atë si negativ dhe të dobët

Në sondazhin e sotëm ka pasur më shumë qytetarë të anketuar, mbi 800 persona dhe mosha dhe gjinia e tyre është në përpjestim më raportin e popullsisë shqiptare.

Të dhënat e sondazhit nxjerrin në pah se në krahasim me tre sondazhet e bëra deri tani vihet re se rënies e interesit të shqiptarëve për të votuar konkretisht nga 58-62 %. Në sondazhin e parë në 2020 përqindja ishte 59-63 %, ndërsa sondazhin e dytë në janar 2021 kishte pësuar një rritje numri i pjesëmarrësve në votime konkretisht 60-64 % në janar 2021.

Sipas sondazhit të pavendosurit janë ende në dilemë dhe nuk i përkasin dy partive të mëdha.

error: