Bashkimi Europian mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
“Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë”, tha Soreca.
“Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”, theksoi Soreca.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte dje në brigjet e lumit Vjosa në Përmet, ku së bashku me ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou, kryetaren e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha dhe përfaqësues nga OJQ-të e mjedisit nga Shqipëria dhe Greqia diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes së lumit Vjosa, një nga lumenjtë e egër të fundit në Europë./atsh///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.