/01/04/2020// Dëgjova mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në spitalet italiane, në ndihmë kundër koronavirusit.
Janë angazhuar të gjithë në spitalin e Breshias, i cili është më i prekuri spital nga sëmundja epidemike.
Bravo!
Ishin mjekë të rinj, dinjitozë dhe me një theks human në ato që thoshin nëpër intervistat që iu jepnin televizionëve italianë.
Të gjithë të qeshur dhe optimistë… që flisnin një italishte të nivelit të lartë.
Më bënë edhe mua optimist dhe krenar për ta.
Kurse sorrat këtu krakëllijnë kundër tyre…
Është për turpin e sorrave, se nuk e durojnë dot intelektin e lartë, dhe po kërkojnë shkatërrimin.
Nuk ka shkatërrim, zotërinj, bjerini këmbës!
Neve shqiptarëve na kanë mbrojtur e do të na mbrojnë malet më magjikë të botës, dhe deti Adriatik, të cilët nuk i njohin sorrat dhe janë tallur më to./R-SR//
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit