Sot, Dita Ndërkombëtare e Jetimëve.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Fëmijve Jetimë, Ilir Çumani pohoi sot ne një emision në Televizionin publik, TVSH se në Shqipëri sot janë 31 fëmijë jetimë.
Çumani pohoi se Ligji për Jetimët i vitit 1996, duhet të rishikohet dhe të ketë një tjetër Ligj më të plotë ku të fokusohen problematikat që shqetësojnë sot fëmijët jetimë në Shqipëri. “Sot në Shqipëri nuk ka një program kombëtar ku fëmijlt jetimë të gjejnë mbështetje dhe ku të adresohen problematikat e mprehta që shqetësojnë sot fëmijlët jetimë”.
“Jemi një shoqëri hipokrite dhe jo e vërtetë lidhur me ndjeshmërinë dhe trajtimin e jetimëve. Sot ka dy Shqipëri,-tha kreu i Institutit të Fëmijëve Jetimë, Ilir Çumani.-Një Shqipëri me shkëlqimin e ekraneve televizive dhe propagandës dhe një Shqipëri reale! ” (Në foton ilustruese: Shtëpia e Fëmijëve Sarandë)/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota