Si sot, më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti Lasgush Poradeci, siç ndahet flamuri prej lundrës në poezinë e tij. Lindi në gjirin e familjes Gusho, më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. U quajt Llazar, ndonëse do të arrinte përjetësinë në sajë të emrit të tij të pendës. Në moshën 10-vjeçare ndoqi mësimet në Manastir dhe më pas u zhvendos në Athinë, ku mbaroi liceun. Në vitin 1921 iu drejtua Rumanisë për të vijuar me studimet e larta. Në Bukuresht, u përfshi në radhët e lëvizjes atdhetare të kolonisë shqiptare dhe iu besua detyra e Sekretarit të Përgjithshëm.

Vepra poetike e Poradecit është një triptik që i këndon lirisë, dashurisë dhe liqenit. Në vitin 1933, u botua vëllimi i parë i poetit “Vallja e yjeve” dhe më 1937-n, u publikua vëllimi pasues “Ylli i zemrës”. Ndër të tjera, Poradeci shkroi poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta” dhe “Kamadeva”. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, sikurse: “Eugjen Onjegini” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit etj.
“Të rite e vitevet të mi”, “Fryn Veriu”, “Foli nëna me vajtim”, “Mall’i vjershëtorit”, “Kroj’i fshatit tonë” dhe “Kush ta fali bukurinë”, janë disa nga poezitë e Poradecit që u hodhën në pentagram për artisten shqiptare.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli për publikun me këtë rast ftesën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Universitetit të Tiranës drejtuar filologut Poradeci për pjesëmarrje në Kongresin e Drejtshkrimit dhe dëshmia lëshuar atij si delegat i Kongresit, me numër rendor 54.

ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat