SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sot në Sarandë: “VARG FEST”, me krijues të Klubit të Poetëve të Jugut

Sot në mbrëmje në Sarandë organizohet “VARG FEST”, me pjesëmarrje të krijuesve të Klubit të Poetëve të Jugut, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit si dhe poetes dhe botueses se njohur, Mimoza Ahmeti

Tre nga poetet sarandiotë që do të itnerpretojnë sot në mbrëmje janë Irena Gjoni, Vangjel Zafirati dhe Dashamir Malo .

Sipas poetes Irena Gjoni: “Varg festival”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, vijon rrugëtimin e tij në Sarandë dhe më 08 Gusht 2024, ora 19.00, në këtë mbrëmje poetike në shëtitoren buzë detit, pranë “Tre busteve”, vijnë me poezitë e tyre krijuesit e ”Klubit të Poetëve të Jugut”, Sarandë.

Të mirëpritur miqtë e përhershëm që e duan poezinë, apo ata që gjenden me pushime në Sarandën tonë për të kaluar një mbrëmje të këndshme!-pohon poetja dhe studjuesja Irena Gjoni, Papas.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nje ditë më parë organizoi në të njetin vend ne Sarandë takim promovues me lexime në poezi nga disa autorë të tjerë sarandiotë si Hekuran Halili, Natasha Xhelili, Panajot Boli, Ibrahim Didani, etj, të Klubit të Krijuesve Jonianë.///

error: